Ambasadori slloven në vendin tonë, Milan Jazbec, sot deklaroi se Sllovenia e mbështet fuqishëm Republikën e Maqedonisë së Veriut për të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në.
“Dy javë para mbledhjes së Këshillit të BE-së, duhet të them se Sllovenia e mbështet fuqishëm vendin tuaj, Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të marrë dritë jeshile për fillimin e negociatave me BE-në. Ky projekt është ndër më të rëndësishmit para të gjithëve ne dhe nuk kam dyshime se për dy javë do të merrni dritë jeshile për t’i filluar negociatat”, tha Jazbec, i cili mori pjesë në fillimin e vitit akademik të Universitetit ”Nënë Tereza” në Shkup.
Ambasadori Jazbec vuri në dukje se vetëm një javë para Këshillit, kryeministri i Sllovenisë Marjan Sharec do ta vizitojë vendin tuaj për, siç tha ai, për t’u dërguar sinjal të fortë të gjithëve në Evropë për mbështetjen sllovene ndaj vendit tuaj, i cili meriton t’i fillojë negociatat më shumë se kurrë.
“Kjo është shumë e rëndësishme dhe ne natyrisht do të vazhdojmë me mbështetjen e madhe. Përvojat tona do të jenë në dispozicionin tuaj edhe më tej, njohuri dhe ekspertizë në lidhje me këtë proces që kërkon shumë nga vendi, por është i rëndësishëm, pasi që 28 shtetet anëtare të BE-së kaluan në të njëjtin proces dhe kanë dhënë rezultate të mira për ne dhe për standardin tonë”, tha Jazbec. ls/.



