Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë një postim në Facebook lidhur me javën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 Majit.
Nga qelia, Ilir Meta, teksa kërkon votën për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” , thotë se optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.
Postimi i plotë
Tashmë fjala “Fitore” gjëmon kudo.
Tashmë optimizmi dhe vrulli i pandalshëm drejt triumfit të lirisë ndihet ngado.
Fundjava plot energji në Partinë e Lirisë ishte dëshmi e vrullit të pandalshëm për fitore.
Java e Epokës ka nisur.
Java kur Shqipëria do të zgjohet dhe nis të ecë drejt të ardhmes që i takon!
Çdo orë dhe minutë të përkushtuar në rrugën drejt fitores, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë