Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska u mor në pyetje në Prokurorinë Speciale për siç tha, raste të cilat janë hapur më herët nga ky institucion. Jankullovska nuk deshi të tregojë se për çfarë konkretisht e kanë marrë në pyetje por nuk hezitoi të akuzojë Specialen si dorë e zgjatur e LSDM-së e cila i vjen në ndihmë kësaj partie saherë që ka krizë dhe nevojë për poentim politik.
“PSP qëmoti ka humbur besueshmërinë për të zhvilluar procedura juridike në shtet por e ruajti primatin e një prej pjesëve organizative më të shpërndara të LSDM-së, mjet në funksionin e tyre gjithmonë kur kanë nevojë për arritjen e ndonjë qëllimi.(09:49Duke marrë parasysh se ligji thotë se procedura hetimore është e fshehtë, unë nuk do të komentoj. Nëse dikush vlerëson ndryshe, se mund tu japë më shumë informata për procedurë hetimore le të urdhërojë le të flasë vetë”, tha Gordana Jankullovska, përcjell “SHENJA”.
Në çdo pyetje që parashtronin gazetarët, Jankullovska replikonte me ironi duke thënë se pyetjet e parashtruara duhet t’i dërgojmë aty prej ku na kanë dërguar të vijmë para ndërtesës. E pyetur se përse paraqitet para Speciales nëse nuk e pranon si institucion të besushëm, ajo tha se ka respekt për Maqedoninë e cila tashmë e ka integruar Specialen në sistemin juridik dhe prandaj gjithmonë do të jetë e gatshme t’i përgjigjet këtij institucioni.
“Për çfarë bëhet fjalë ju drejtoj të shkoni tek ai i cili u ka dërguar që të ju japë informacione. Unë nuk ju kam thirrur por ju respektoj dhe e respektoj punën tuaj, prandaj u ndala të japë deklarat. Prokuroria Speciale është organ shtetëror i cili pavarësisht që është prodhim i marrëveshjes politike, është etabluar në sistemin juridik të shtetit dhe unë gjithmonë e respektoj Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Janullovska.
Jankullovska erdhi në ndërtesën e Speciales në orën 10:00 ndërsa doli pas afro një ore. Gazetarët e pyetën atë nëse është intervistuar edhe për donacionet për VMRO-DPMNE-në për fushatën zgjedhore të vitit 2014 por ajo mohoi një gjë të tillë. Gordana Jankullovska është një prej personave që më së shpeshti është paraqitur si e dyshuar në rastet e Prokurorisë Speciale. Dyshohet për pjesëmarrje në manipulim zgjedhor, në shkatërrim të pajisjeve të përgjimit dhe për blerjen e makinës Mercedes prej 600 mijë eurosh gjoja për nevojat e policisë, ndërsa ishte destinuar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Gordana Jankullovska disa herë ka qenë në Prokurori dhe në gjykatë por deri më tani nuk i është shqiptuar masë paraburgimi, edhe pse Specialja në rastin e parë kishte kërkuar një gjë të tillë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Jankullovska: Specialja dorë e zgjatur e Zaevit by tvshenjaofficial

