Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është e akuzuar në rastin “Tanku” që ka të bëjë me Mercedesin 600 mijë euro, por ajo dje i shpëtoi dënimit që e shqiptoi gjykata për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski me 2 vjet heqje lirie dhe ish-ndihmës ministrin e MPB-së, Gjoko Popovski me 6,5 vjet heqje lirie, informon INA. Jankullovska në këtë rast do të gjykohet ndaras, pasi që në njërën nga seancat e fundit avokatët e saj dorëzuan arsyetim mjekësor në të cilin thuhet se ajo është shtatzënë por edhe se bëhet fjalë për shtatzëni të rrezikshme. Pas kësaj, Prokuroria Speciale kërkoi ndarjen e procedurës.
Kjo nuk u konvenoi të akuzuarve të tjerë në këtë rast, për shkak se siç thanë, do të prishet koncepti i mbrojtjes së tyre dhe kërkuan që Prokuroria Speciale të përgatisë një akuzë të re, por gjykata e refuzoi këtë kërkesë. Jankullovska është protagoniste në rastin “Tanku” ku ajo në bisedën e përgjuar me Gruevskin merren vesh se si duhet të jetë Benzi 600 mijë euro dhe se si duhet që sa më shpejt duhet të kryhet procedura e furnizimit, në të cilën janë evidentuar më pas shkelje të mëdha. (INA)
Data 12.09.2025
Aktuale
- Arrestohet gruaja nga fshati Bojanë në rajonin e Shkupit, dyshohet për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit
- BDI: Pse hesht Prokuroria për skandalin e ndërtimeve pa leje në Çair?
- Zjarri në Drislla, Mickoski: Të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë
- Me patentë shqiptare false dhe në makinë me qira, ‘turisti’ 19-vjeçar kapet duke shpërndarë kokainë në Itali
- Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së ka përcaktuar edhe katër kandidatë të rinj për kryetarë të komunave
- Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it të demaskuar, të shitur e të kapur – Qoku e tha të vërtetën
- Çmimet në rritje: Si inflacioni po ndikon në jetesën e qytetarëve
- I dënuar me 4 vite burgim për dy krime, kapet në arrati 44-vjeçari! Ja për çfarë kërkohej