Vazhdimisht po rritet numri i psikologëve të cilët janë të përfshirë në ofrimin e mbështetjes psikosociale për nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit pas tragjedisë në Koçan.
Javën e kaluar kemi pasur rreth 100 psikologë, këtë javë në rrjetin e psikologëve shkollorë keni 130. Të gjithë ata kanë kryer trajnime të specializuara për përballimin e kësaj situate krize dhe janë aktivë në terren.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në disa shkolla në Shtip, duke informuar se në territorin e kësaj komune janë angazhuar edhe 10 psikologë shtesë në kuadër të institucioneve arsimore.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me disa palë të tjera – UNICEF, Instituti i Psikologjisë pranë Universitetit Kirili dhe Metodi, Oda e Psikologëve dhe Kryqi i Kuq,
bëjnë përpjekje për të ofruar ndihmën e duhur psikologjike dhe mbështetjen psikosociale për ata që kanë nevojë, dhe veçanërisht më të rinjve. Menjëherë pas tragjedisë, përgatitëm udhëzime për shkollat, mësimdhënësit dhe prindërit. Ndamë edhe kontakte personale për këshilla dhe biseda telefonike. Kanë qenë të hapura edhe linjat e dedikuara në dispozicion 24/7”, tha Janevska.
Ministrja shtoi se ngjarja shkaktoi trauma në mbarë opinionin, veçanërisht te fëmijët, të cilët, siç tha ajo, nuk duhet t’i lëmë vetëm.
“Në kuadër të Universitetit “Goce Dellçev”, së bashku me Odën e Psikologëve, kemi hapur edhe Qendër këshillimore rinore dhe ky në fakt është vendtakimi i psikologëve nga ku më pas shkojnë për të punuar në shkollat e Shtipit dhe sigurisht punojnë edhe me studentët e qytetit të cilët vlerësojnë se në këtë situatë, do t’ju ndihmonte biseda dhe orientimi se si më lehtë të përballen me sfidat”, tha ministrja, duke theksuar se i pret një periudhë e gjatë rehabilitimi dhe shumë punë me të rinjtë.
Ministrja vuri në dukje se aspekt i rëndësishëm në të cilin MASH do të fokusohet së bashku me vetëqeverisjet lokale është ruajtja e standardeve të sigurisë në shkollat në të gjithë territorin.
“Javën e kaluar iu drejtuam komunave për kontrolle në të gjitha shkollat nësë ekziston vlerësim i rrezikut nga situatat krize, plan për ballafaqim me situata krize, a kanë pajisje adekuate dhe funksionale si aparate KZ , hidrantë etj. Sipas informacioneve të marra nga BNJVL, të gjitha shkollat e kontrolluara deri më tani, të cilat janë diku mbi 90% të objekteve, janë të sigurta dhe duhet të sigurohemi që të mbesin të tilla.