PSP nga fillimi deri tani ka respektuar detyrimin për të informuar opinionin, për të parë se çfarë ka punuar kjo Prokurori, deklaroi sot prokurorja speciale Katica Janeva.
“Kjo prokurori punon vetëm 10 muaj. Aktpaditë janë vetë rezultat ipunës së ekipit për të krijuar kushtet për sundim të drejtësisë dhe sigurimit të barazisë së qytetarëve të Maqedonisë para ligjit dhe Kushtetutës. Dita e sotme e as 1 korriku nuk ndryshon asgjë që ky institucion të vazhdojë punën e saj. Ky institucion do të vazhdoj të zbardh drejtësinë”, tha Katica Janeva, raporton SHENJA.
PSP ka ngritur 17 akt-akuza për 18 raste, ndërsa numri i përgjithshëm është 20 aktakuza, me gjithë ato që do të publikohen sot.

