
Alsat 2019-09-04T16:15:53+02:00
Nga burgu i Shutkës, Katica Janeva u shkroi kolegëve të deridjeshëm të PSP-së, të gjithë dokumentacionin për të gjitha rastet që janë nën hetim dhe procedurë parahetuese në afat tre ditor, t’ia dorëzojnë Ljubomir Jovevskit. Nga PSP-ja e konfirmuan informacionin.
Me autorizimin Janeva i autorizon prokurorët në këtë Prokurori Publike që t’i dorëzojnë në Prokurorinë Publike të RMV, lëndët që udhëhiqen në këtë Prokurori Publike edhe atë: lëndët penale në gjykim, hetim dhe procedurë parahetimore”, qëndron në deklaratën e PSP-së.
Nga atje thonë se e kanë njoftuar Prokurorinë Publike, por së shpejti do të merret një vendim. Afati i PSP-së, skadon në 15 shtator dhe fatin e tij pushteti dhe opozita duhet ta zgjidhin me ligji të ri. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se nuk është planifikuar asnjë mbledhje deri më tani.
Ndërkohë, publiku ngre dilemën nëse negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike, ndërmjet grupeve negociuese të LSDM-së dhe VMRO-së kanë hyrë në marketing parazgjedhor. Mickoski nga tribuna civile tha se Zaev po qëron hesapet.
Dhe nëse shpresojnë për një Përzhino të re, ndonjë marrëveshje të re që do të përsërisë reprizën e një VMRO-DPMNE të dobësuar që do të nënshkruajë gjithçka. Për drejtësinë nuk planifikoj asnjë kompromis. Kushdo që ka shkelë ligjin, është turpëruar para qytetarëve, nuk do të ketë mëshirë, do të përgjigjet. Mos shkumoni pa lidhje, mos e lakoni kurrizin, dhe të kërkoni mëshirë. Atë që keni gatuar, atë do ta hani. Do të jeni fqinjët e parë të asaj që e keni vendosur tani atje, Katica, Bojan dhe Milevski”, tha Mickoski.
Ndërkaq Ministrja e Drejtësisë Deskoska për Alsat thotë:
Ne nuk kërkojmë një Përzhinë të re, përkundrazi besojmë se nuk ka krizë politike si në kohën e Gruevskit dhe nuk ka nevojë për një Përzhinë të re. Vendi është në prag të marrjes së një date për negociatat me Bashkimin Evropian. Sa i përket përgjegjësisë për veprimet e kryera, angazhimi i Ligjit të ri është përgjegjësi për të gjithë, pavarësisht përkatësisë partiake apo diç tjetër. Për këtë duhet të angazhohet edhe VMRO DPMNE-ja, në vend që të jetë kërkojë amnisti për funksionarët e tyre të tanishëm ose të mëparshëm”, thotë Deskoska për Alsat.
Edhe sot LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE dolën me qëndrime të kundërta për Ligjin për Prokurorinë Publike.
VMRO – DPMNE është kundër PSP-së, sepse paraardhësit e tyre duhet të përgjigjen për krimet që kanë bërë në dëm të qytetarëve. Shmangie nga drejtësia nuk duhet të ketë, dhe nuk do të ketë. Kushdo, që në një proces gjyqësor transparent do të dëshmohet se ka shkelur ligjin, do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij dhe kjo nuk do të varet nga përkatësia e tyre fetare, etnike ose partiake”-pohoi Kostadin Kostadinov, LSDM.
Nëse dikush e pengon Ligjin ose dëshiron ta përdhunojë miratimin e Ligjit të propozuar nga LSDM-ja, është vetëm LSDM-ja me qëllim që më vonë të mund të amnistojnë veten nga i gjithë krimi, që ata po bëjnë aktualisht”-tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Jozyrtarisht takim të ri për Ligjin e Prokurorisë Publike do të ketë të premten.
Vesna Vellkova
Loading…



