Javën tjetër do të ketë vendime prokuroriale për disa raste që po i heton Prokuroria Speciale. Për disa persona do të ketë ndërprerje të procedurës ndërsa në disa raste do të dilet me akuzë, njoftoi prokurorja Speciale Katica Janeva. Janeva uron që gjykata do ti shqyrtojë me kujdes provat mbi të cilat i kanë bazuar akuzat, dhe ti mbështesë ato, në mënyrë që të fillohet gjykimi dhe ketë epilog të drejtë. Në mesin e të akuzuarve potencial siç njoftoi Katica Janeva, ka funksionarë të lartë dhe njerëz të njohur publik që kanë patur ndonjë funksion të caktuar nga vitit 2008 deri në vitin 2015, periudha e cila përfshin përgjimin e paligjshëm. E pyetur për afatet për ngritjen e akuzave, Janeva u shpreh optimiste për ndryshimet e nevojshme ligjore por tha se kanë ende shumë punë pasi deri tani janë dëgjuar vetëm 50% e bombave, dhe ju duhet ende më shumë kohë për të vazhduar me kontrollimin e materialeve të tjera.
“Sa i përket afatit për ngrijtjen e akuzave, është diskutable. Po bisdohet në këtë temë , dhe besoj se gjatë periudhës së ardhshme, në afat sa më të shkurtë do të gjendet zgjidhje. Gjatë periudhës së ardhshme do shhni edhe hetime të reja që dalin nga bisedat e përgjuara që përmbajnë materiale kriminale”, tha Janeva.

