Prokuroria rreth dy lëndëve konstatoi se funksionimi i Qeverisë teknike paraqet çështje politike, ndërsa çështjet kontestuese mes anëtarëve të Qeverisë teknike paraqesin lëndë të procedurave të tjera të rregulluara me ligj, kumtoi Prokuroria publike.
Nga atje theksojnë se zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme parashtroi padi penale ndaj ministrit teknik të Punëve të Brendshme për vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimi” dhe për “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, ku ceket se më 8 janar 2020 i paraqituri në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme u ka lëshuar telegram të gjitha njësive organizative të BSP, sektorëve për punë të brendshme dhe qendrave rajonale për punë kufitare, me të cilin i ka urdhëruar të gjithë udhëheqësit që vendimet e pangritura të nënshkruara nga ish-ministri, të cilët akoma nuk ishin dorëzuar, të mos i dorëzojnë, deri në marrjen e udhëzimeve plotësuese dhe njëherit ka sjellë 89 vendime joligjore për risistemim në vendet udhëheqëse.
Prokurori kompetent publik në pajtim me Ligjin për procedurë penale ka bërë kontrolle tek zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme dhe tek ministri teknik i Punëve të Brendshme, kështu që pas analizës së plotë të supozimeve nga paraqitja penale, prapashtesat drejt saj dhe kontrollet e bëra, ka sjellë vendim me të cilin e ka hedhur poshtë padinë penale, sepse veprat e paraqitura nuk janë vepra penale për të cilat ndiqet sipas detyrës zyrtare.
Plotësisht, ministri teknik i Punëve të Brendshme parashtroi padi penale ndaj kryeministrit teknik, që ka të bëjë m atë, se më 23 qershor 2020 Qeveria ka sjellë Vendim për anulimin e Vendimit për emërim të shefit dhe zëvendës shefit plotësues në SPB Tetovë. Rreth kësaj padie penale, prokurori kompetent publik ka bërë kontrolle në Qeveri prej nga i janë parashtruar të dhëna dhe pas analizës së supozimeve në paraqitjet penale, prapashtesat drejt tyre dhe të dhënat e marra plotësisht, ka sjellë Vendim me të cilin hidhet poshtë paraqitja penale sepse veprat e paraqitura nuk janë vepra penale për të cilat ndiqet sipas detyrës zyrtare.
“Në të dy lëndët, prokurorët kompetentë publikë në vendimet e sjellura konfirmuan se mbrojtja e së drejtës pas vendimeve të sjellura dhe të anuluara mund të realizohen në procedura tët tjera të rregulluara me ligj, ndërkaq jo me intervenim penal-juridik”, theksojnë nga Prokuroria publike.