Ish-kryeministri në arrati ,Nikolla Gruevski dhe ish ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”.
Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, derisa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.
Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski, Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.
Në lidhje me këtë aktgjykim, prokuroria dhe të akuzuarit kanë të drejtë ankese.