Ish-kryetari i komunës së Karposhtit dhe kryetari i partisë GROM, Stevce Jakimovski thotë se
parmbrëmë është sulmuar nga këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev. Ai në një deklaratë për disa
portale të afërta me opozitën ka theksuar se Filip Andov i njohur si Sokoli, e ka provokuar dhe më
pas ka tentuar që ta rrahë fizikisht në një nga lagjet e Shkupit.
“Nuk i frikësohem dhe nuk do të më heshtin dhe e dij se do të ikin nga pushteti, sepse janë të paaftë
të qeverisin”, theksoi Jakimovski, duke shtuar se ka qenë i gatshëm për tu përleshur fizikisht me ta.
Nga MPB nuk kanë komentur këtë rrëfim të kryetarit të partisë aleate të VMRO-DPMNE-së. (INA)
Data 16.03.2026
Aktuale
- Ai që lindi nga e qeshura: Një bisedë me Is’hakun a.s.
- 91 kundërvajtje në komunikacion në Shkup, konfiskohen motoçikleta, shtatë kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm
- Vetëflijimi nuk mjafton – dhimbja duhet të bëhet mësim sistemik
- Analizë: Pse BDI dhe Ali Ahmeti janë kaq të heshtur përballë qeverisë?
- Ngjarje e rëndë në Çair: 16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli
- Të martën do të realizohet një tjetër fluturim për evakuimin e shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
- Të martën fluturim i radhës për evakuimin nga Lindja e Mesme
- U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe (VIDEO)

