Në suaza të projektit “Përforcim i kapaciteteve dhe mekanizmave për
mbështetje të procesit reformues të Kapitullit 20 (YESNetwork +)” financuar nga BE-ja sot në Shkup do të mbahet Info ditë për thirrje për ndarjen e granteve të organizatave të shoqërisë civile. Për realizimin e projektit janë paraparë mjete në lartësi prej 3.688.866 denarë, apo 60.000 euro. Shuma maksimale për një grant të zbatuar në nivel lokal arrin 307.405 denarë, ndërsa për grant të zbatuar në nivel kombëtar arrin 614.811 denarë. Të paktën tetë projekte do të mbështeten edhe atë katër në nivel lokal dhe katër në nivel kombëtar.
Njëherësh, shtojnë prej atje, do të kontribuohet drejtë rritjes së vetëdijes për rëndësinë e Kapitullit 20 në procesin e inkuadrimit drejtë BE-së.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë
- Tragjedia në Veles/ Policia akoma nuk ka gjetur shkelje nga ana e zyrtarëve policorë
- Ambasadori francez në RMV, Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin