Kryeministri i Maqedonisë Emill Dimitriev daljen nga kriza të vendit e sheh në mbajtjen e zgjedhjet të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale. Ai ka thënë se kjo do të ishte garanca e vetme për ruajtjen e karakterit unitar dhe zhvillimin e shoqërisë së fort qytetare dhe multientike.
“Kështu siç dëshiron dikush t’i vendos gjërat në Maqedoni, duke përjashtuar popullon shumicë në Maqedoni-maqedonasit, shumicën e turqve, romëve, vllehve, boshnjakëve dhe etnive tjera, vlerësoj se nuk do të realizohet. E dyta në periudhën paszgjedhore në Maqedoni u hapën diskutime të cilët thellë prekin në rendin kushtetues të vendit, ndërsa të cilët nuk ishin pjesë e programit parazgjedhor ose shumë pak është folur për to. Unë mendoj se tema të tilla nuk janë privilegj për elitat politike sa do që ata mendojnë se mund të përballen me këto procese, për tema të tilla faktor i vetëm që mund të tregoj është populli në zgjedhje të reja parlamentare të cilët do të organizoheshin së bashku me lokalet”, ka thënë Dimitriev, përcjell SHENJA.
Ai vlerëson se për Maqedoninë alternativë e vetme janë organizimi i zgjedhjeve të reja parlamentare, ku partitë, vlerëson ai, atë që mendojnë ta punojnë pas zgjedhjeve do ta tregojnë para zgjedhjeve.

