as anulimit të rezultateve dhe vendimit për rivotim në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, KSHZ ka bërë azhurimin e rezultateve totale të zonës 6. Sipas KSHZ tabela tani duket kështu:
Robert Nesimi
Robert Nesimi
Partia Vota Mandate
VMRO 26,044 4
PDSH 16,161 2
BDI 40,546 6
LSDM 25,741 3
Besa 24,989 3
Aleanca 17,945 2
Me këto rezultate përjashtohet mundësia që ndonjëra parti shqiptare të fitojë ndonjë mandat plus. Më afër ka qenë Lëvizja Besa të cilës i duhen 1.055 vota, por vendvotimi 2011 ka vetëm 714 votues. Në lojë pra mbeten vetëm VMRO dhe LSDM.
Analisti Robert Nesimi, për Portalb, shpjegon se rezultati i këtillë nuk kërkon ndonjë njohuri të posaçme të sistemit të “D’Hondtit” për të kalkuluar votat që i duhen LSDM-së për përmbysje. Për ta kthyer atë nga 3-4 në 4-3 në favor të vetin, ajo thjeshtë duhet të ketë më tepër vota se VMRO-ja, pra të fitojë 304 vota më tepër se VMRO në atë vendvotim.
LEXO: Gruevski:Nuk do të marrim pjesë në rivotim dhe rezultatet e rivotimit nuk do t’i pranojmë
Ngelet e paqartë se në këtë rivotim a do të merr pjesë VMRO-DPMNE-ja, pasi që para disa ditëve, kryetari i partisë, Nikolla Gruevski, paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në asnjë rivotim dhe nuk do t’i pranojë rezultatet, transmeton Portalb.
LEXO: Todorov: Vendimi i Gjykatës Administrative është i kundërligjshëm dhe skandaloz
VMRO-DPMNE-ja vlerësoi se vendimi i Gjykatës Administrative për ta pranuar padinë e LSDM-së është i kundërligjshëm dhe skandaloz. Nikolla Todorov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të partisë mbrëmë në konferencën për shtyp tha se vendimi është sjellë nën presion të LSDM-së, mediave të afërta të partisë dhe disa faktorëve të tjerë nga jashtë.
LEXO: LSDM: Qytetarët votuan ndryshime
LSDM në një reagim me shkrim në deklaratën e Nikolla Todorovit nga VMRO-DPMNE-ja citon se në zgjedhjet e 11 dhjetorit qytetarët votuan ndryshimet, votuan për jetë më të mirë, për paga më të larta, firma më të fuqishme vendore, paratë të kthehen tek qytetarët, institucionet të punojnë në interes të qytetarëve dhe për të drejtat e të gjithëve.
Përndryshe, sipas rregullores së KSHZ-së rivotimi bëhet 14 ditë pas ditës së zgjedhjeve, respektivisht më 25 dhjetor.