Pa-vendosmëria e BDI-së për mbështetjen e mandatarit të ri për formimin e Qeverisë së re, sipas analistëve, thellon edhe më tej krizën politike.
Për analistin Arsim Sinani, taktizimi i këtillë i partnerëve të koalicionit qeverisës aktual do të thotë blerje kohë për skadim të mandatit të Prokurorisë Speciale.
“Partitë që Qeverisën deri sot dëshirojnë që të fitojnë kohë sepse me këtë përfundon edhe mandati I Prokurorisë Speciale dhe dëshirojnë që të kalojnë sa më lehtë me këtë prokurori. Presidenti Ivanov edhe më tepër e komplikoi situatën me mënyrën se si i ftoi partitë politike dhe në fund nuk mori ndonjë vendim I cili do të kishte qenë efektiv. Pozicioni I BDI-së përballë gjithë kësaj është i gabueshëm dhe kjo tregon se kjo parti nuk është e gatshme që t’i prijë një procesi –tha Arsim Sinani.