Në një komunikatë të përbashkët të eurokomisarit Johanes Han dhe tre eurodeputetëve që gjatë ditës së sodit qëndruan në Shkup, thuhet se kanë porositur liderët e të gjitha partive politike, si de Presidentin e shtetit, se e kanë patjetër që të respektojnë rezultatin zgjedhor, shkraun SHENJA.
“Në një demokraci, të gjithë duhet të pranojnë shumicën parlamentare. Kështu që ne e inkurajojmë Presidentin e shtetit që të rishqyrtojë urgjentisht vendimin e tij. Nuk ka kohë për të humbur. Ne tani presim nga liderët partiak dhe nga institucionet që të lejojnë të rrjedhin proceset demokratike, në interes të qytetarëve”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë, ku theksohet se vonesat e shkaktuara në muajt e fundit, tanimë shkaktojnë dëme për ekonominë e vendit.
Në komunikatë, thuhet se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejtë, në mënyrë që të vazhdojë zbatimi i reformave dhe të zbatimit të të gjitha pikave nga marrëveshja e Përzhinos.
Eurokomisari dhe deputetët evropian, kërkojnë nga politikanët që të përmbahen nga deklaratat që mund të nxisin tensione ndëretnike, duke paralajmëruar se askush nuk guxon të luaj me zjarr.
Si përfundim, partnerët evropian kërkojnë që në ditët në vijim, sjellje të përgjegjshme të institucioneve, që të mundësojnë formimin e një shumice të re dhe solide. /SHENJA/

