Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, pret që buxheti për vitin 2018 të miratohet nga deputetët deri më 20 dhjetor. Ai për Alsat M deklaroi se Komisioni amë për financim dhe buxhet seancën e parë do ta caktojë më 27 nëntor, pas çka fillojnë të rrjedhin afatet sipas rregullores për miratimin e buxhetit.
Ai theksoi se nuk janë të mundura obstruksionet nga ana e opozitës për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ndryshe, Qeveria në Kuvend më 10 nëntor e dorëzoi buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë deri më tani më i madhi në historinë e vendit dhe do të jetë mbi 3 miliardë e 400 milionë euro dhe deficit buxhetor prej 296 milionë euro ose 2.7% nga bruto prodhimi vendor.