Ambasadori amerikan, Jess Baily i ka përshëndetur vlerësimet e OSBE-së që përgjithësisht janë respektuar të drejtat themelore zgjedhore, që dalja në zgjedhje ka qenë e lartë, kurse zgjedhjet ishin të qeta, të rregullta, me disa parregullsi të vogla.
”Ne theksojmë shqetësimin e ekipeve vëzhguese për përgatitjet administrative të zgjedhjeve dhe e thërrasim qeverinë e ardhshme që të punojë në përmirësimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe t’i zgjidhë problemet strukturore dhe juridike me listën zgjedhore. Zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hapi i parë i rëndësishëm për lëvizjen e Maqedonisë drejt dajles nga kriza politike. I inkurajojmë partitë politike që do ta formojnë qeverinë e ardhshme që të punojnë në mënyrë konstruktive me opozitë për zbatimin e reformave që do ta thellojnë procesin e integrimeve euroatlantike, posaçërisht për reformat që lidhen me sundimin e ligjit.”
Baily shtoi se SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare do të vazhdojnë ta mbështetin Maqedoninë dhe do të jenë partneri i saj.