“Këto ditë në seancë plenare të Kuvendit të RMV miratuam disa ndryshime dhe plotësime të ligjeve që janë në interes dhe dobi të qytetarëve!
Ne, deputetët e ÀLTERNATIVA-s i mbështetëm këto ndryshime, ishim pjesmarës aktiv në procedurën e miratimit, për disa prej ligjeve edhe propozues!
Do t’i veçoj ndryshimet dhe plotësimet në:
1. Ligjin për sigurim materijal (kompenzim mujor në të holla) të të papunëve të cilët kanë humbur vendin e punës për arsye të falimentimit, likuidimit ose si tepricë teknologjike, në ndërmarjet shtetërore apo pas privatizimit të tyre nga 1 janari 1993 deri më 30 qershor 2019.
Me këto ndryshime ligjore, përfshi edhe këto të fundit, do të zgjidhet statusi i afërsisht 12000 qytetarëve të RMV.
2. Ligjin për nëpunës administrativ dhe të punësuarit në sektorin publik- me ndryshimet e reja mundësohet njohja e diplomave universitare të të gjithë administratorëve dhe të punësuarve në sektorin publik, të cilët pararakisht janë të punësuar me shkollë të mesme. Me këtë ju mundësohet edhe avansimi në karierën profesionale.
3. Ligji për pjesmarje të të rinjëve dhe politikat rinore
4. Ligjin për përmbarim- me këto ndryshime hiqet përmbarimi i detyrueshëm te qytetarët që janë më të ardhura minimale, raste sociale dhe kategori të rezikuara
5. Ligjin për shërbim në Armatën e RMV- ku janë ofruar zgjidhje sistemore në interes të personelit ushtarak dhe civil, konform kritereve të NATO-s.
– më ligjin e ri do të krijohen kushtë shumë më të mira për ushtarët profesionistë dhe për të gjithë të punësuarit në Armatë, nga rritja e rrogave (shtesa për banim 7000den) e deri te rritja e pensionit në 80% e rrogës nga 10 vitet më të mira.
– largohet kushti- mbarim i kursit vullnetar 3 mujor në ushtri, për tu pranuar në ushtrinë profesionale. Të njejtin kurs ushtari e mbaron pasi të nënshkruj kontratë pune në Armatën e RMV.
– Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për mbrojtje dhe siguri, sot në seancën plenare ngrita edhe një çështje praktike sa i përket shërbimit në Armatë!
Bëhet fjalë për Rregulloren apo Rendin shtëpiak në Armatë, e cila cenon lirinë e besimit -manifestimin e fesë apo kryerjen e riteve fetarë në hapsirat e Armatës së RMV.
Këtë shqetësim ma kanë paraqitur shumë eprorë ushtarak dhe ushtarë profesionist shqiptarë të cilët janë ballafaquar me masa disiplinore edhe dënime vetëm se kanë dashur të manifestojnë fenë.
Argumentimi im ishte se kjo rregullore është në kundërshtim:
– me Kushtetutën e RMV, e cila në kapitullin e të drejtave dhe lirive bazë të njeriut, në Nenin 19 garanton shprehjen publike dhe të lirë të besimit qoftë në mënyrë individuale ose grupore;
– me Ligjin për pozitën juridike të bashkësive fetare, ku qartazi në Nenin 20 theksohet mundësia e manifestimit të besimit, mes institucioneve tjera të apostrofuara, edhe në hapësirat e Armatës;
– me NATO standardet- një studim krahasimor që kemi bërë, tregon se në shumë vende anëtare të Aleancës veriatlantike, ushtarët ushtrojnë lirinë e besimit në hapsirat e Armatës. Në SHBA funksionon modeli i angazhimit të klerikëve fetarë zyrtarë si pjesë organizative dhe e formacioneve në Armatë-kapelanija, duke qenë në shërbim të ushtarëve!
Kjo vërejtje u pranua nga ministresha e mbrojtjes znj. Sheqerinska, e cila u zotua që në koordinim me Shtabin e përgjithshëm të Armatës do të bëjnë, konform dispozitave dhe praktikave pozitive, korigjime në Rregulloren e Armatës së RMV.
#ALTERNATIVApërshqiptarët!”, ka shkruar deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi.