Moti sot në Maqedoni pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me periudha të kohëpaskohshme me periudha me diell, ndërsa do të fryejë edhe një erë e lehtë nga juglindja. Temperaturat e mëngjesit kanë lëvizur prej -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperatura do të jetë në interval prej -1 deri 8 dhe do arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Deri të hënën është parashikuar të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme. Ndryshim të motit pritet të ketë nga dita e martë. Meteorologët parashikojnë se nga e marta vranësirat do të ulen, ndërsa pastaj do të mbizotërojë kryesisht mot me diell. Temperatura ditore do të fillojnë të rriten.
Nga Enti Hidrometeorologjik bëjnë të ditur se sot do të mbizotëroj mot stabil. Më i ftohtë pritet të jetë mëngjesin e së martës dhe të mërkurës, ndërsa pastaj do të ketë rritje të vogla.
“Këto ditë pritet të ketë mot stabil. Ditët në vijim moti do të jetë më ngrohtë, mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa pasditet e ngrohta, lagështia po zvogëlohet. Nga e dita e martë, do të ketë ditë me diell. Të mërkurën do ketë përsëri do ketë ulje të temperaturave. Në mes të javës do të fryej erë veriore përgjatë Vardarit, e cila kohë pas kohe do të përforcohet”, kanë thënë nga Enti Hidrometeorologjik.
Ky Institut njofton se ditët e ftohta dhe temperaturat e ulta pritet po marrin fund, sepse nga java e ardhshme do të ketë dhe ditë me diell dhe ngritje të temperaturave.