Gjatë natës të Vitit të Ri moti do të jetë i kthjelltë dhe shumë i ftohtë. Temperatura minimale do të lëvizë prej -16 deri -8, ndërsa temperatura maksimale ditore në ditën e parë të Vitit të Ri do të jetë në interval prej -2 deri 5 gradë Celsius, informon Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.
Prej nesër për shkak depërtimit të masës shumë të ftohtë të ajrit nga veriu do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë.
Në pjesët perëndimore dhe veriore nesër do të ketë reshje të cilat në rajonet më të ulëta do të jenë nga shiu, ndërsa në male të borës dhe atje do të formohet shtresë e borës. Pasdite borë do të ketë edhe në vendet më të larta në perëndim, ndërsa reshjet do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatar.
Të mërkurën dhe të enjten reshje të dobëta të borës dhe do të fryjë erë veriore, posaçërisht në male, kohë pas kohe me shpejtësi rreth 100 km.orë. Temperatura ditore do të ulet në mënyrë të konsiderueshme dhe më e ulët do të jetë të enjten dhe të premten kur do të arrijë -7 deri 2 gradë.
Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell.