Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka zhvilluar një takim me veprimtaren e njohur dhe profeshoreshën e Univeristetit të Tetovës, Myqereme Rusi.
“Çka do që të them për biografinë profesionale e kombëtare si dhe kontributin e zonjës Myqereme Rusi do të ishte pak dhe e pamjaftushme. Atë që dua ta theksoj është se takimet si ky sonte, vetëm na japin edhe më shumë elan dhe energji që përfundimisht në vendin tonë të sjellim NDRYSHIMIN E MADH që të gjithë e presin! Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me Prof. Myqereme, e cila në të gjitha proceset e rëndësishme kombëtare ishte aty, me qëndrimet e saja të fuqishme, e sonte unë tentova sado pak të marr nga energjia, përvoja dhe atdhedashuria e saj! NUK DO T’JU ZHGËNJEJMË! NDRYSHIMI PO VJEN!”, ka shkruar ai.