Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i cili e ka uruar për fitoren në zgjedhje.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Florian Qehaja, i cili erdhi për të më uruar për fitoren.
Kjo vizitë ka një domethënie të veçantë, jo vetëm si urim personal, por si shenjë e lidhjes së fortë mes dy vendeve tona, mes dy popujve tanë që ndajnë të njëjtën gjuhë, ndjenjë dhe ideal.
Faleminderit z. Qehaja për urimet dhe respektin.
Miqësia, bashkëpunimi dhe afërsia mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë dhe do të mbeten themel i së ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar Mexhiti.
Data 17.03.2026
Aktuale
- Në kërkim për një bazë armësh, Ylli Zalla i shpëton operacionit të policisë! I dyshuar edhe për lidhje me atentatin në Rinas
- Gjykata e Tetovës amnistoi “Vojvodat” që rrahën dy nxënës shqiptarë
- Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: U konstatuan shkelje të rënda higjienike! Baxhos i pezullohet aktiviteti
- 19-vjeçarja nga Tetova dyshohet se u keqtrajtua për një kohë të gjatë nga babai
- Kthesë në rastin e vajzës që ra nga ballkoni në Tetovë, policia zbulon të dhëna të reja
- E mashtroi përmes rrjeteve sociale, tetovarja mbetet pa para dhe pa mobilje
- I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit
- Ngjarje e rëndë: Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç helmohen nga një helm për bujqësi


