Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe ka thënë se kjo është një ditë historike për vendin.
“Është një ditë historike, këtu në dhomën ku ka funksionuar edhe Churchilli u nënshkrua marrëveshja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut. Korniza e saj është rreth 6 miliardë euro si kredi me interes jashtëzakonisht të ulët, që do të investohen në zgjidhjen e problemeve jetike dhe strategjike për qytetarët tanë”, deklaroi Mexhiti nga Londra.
Kjo marrëveshje financiare parasheh investime në disa sektorë kyç:
Infrastrukturë: zhvillimi i korridoreve 8 dhe 10 me theks të veçantë në infrastrukturën hekurudhore;
Shëndetësi dhe arsim: ndërtimi i një spitali të ri në Kërçovë, rinovimi i klinikave në Tetovë, ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe e njëjta në Shtip;
Mjedis jetësor: pastrimi përfundimtar i mbetjeve të rrezikshme industriale nga Ohisi, Jugohromi, Vaksinca dhe Llojani që përbëjnë rrezik të madh për natyrën dhe shëndetin e qytetarëve;
Zhvillim ekonomik: mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe inkuadrimi i ekonomisë në projekte të rëndësishme zhvillimore.
“Ky është një investim më se i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se do të shënojë një kthesë pozitive për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.
Data 19.03.2026
Aktuale
- Kuvendi Qendror i Alternativës vendosi që partia të bashkohet në partinë e re VLEN
- Rezolutë në Kuvend për provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare, kërkesë e studentëve të drejtësisë
- Shkup, mbahet ceremoni me rastin e 111-vjetorit të Fitores së Çanakalasë
- “Lagështia po më shkatërron banesën!”- Tarraca e pallatit e kyçur nga një person, konflikti për pronësinë mbetet i pazgjidhur
- Irani ka sulmuar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në oborr të Alaksas
- Skemë për t’i shpëtuar drejtësisë? Erilinda Lala e Tatimeve zhduk gjurmët nga “2D Construction 2025” pasi firma fitoi projektin 10 mln euro
- Fronti Europian dorëzon Rezolutë në Kuvend për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës
- Kosova shpreh solidaritet me Emiratet e Bashkuara, dënon sulmet iraniane


