Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, njoftoi se vendi do të hapë së shpejti një ambasadë në Riad, kryeqytetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ky hap strategjik është i rëndësishëm për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut dhe thellimin e lidhjeve me një nga aktorët më të fuqishëm në botën arabe, që është anëtar i G20 dhe ka ekonominë më të madhe në rajon.
Mexhiti theksoi se për qytetarët e Maqedonisë së Veriut me besim islam, ky është një moment i veçantë, duke pasur parasysh rëndësinë e Arabisë Saudite si vendi i dy qyteteve më të shenjta për myslimanët, Mekës dhe Medinës. Çdo vit, mijëra besimtarë nga Maqedonia e Veriut kryejnë Haxhin dhe Umren, dhe prania diplomatike e Maqedonisë atje do të kontribuojë në lehtësimin e organizimit, sigurisë dhe mbështetjes për këta pelegrinë.
Nëpërmjet këtij hap, ambasada do të shërbejë si një urë bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, turizmit, kulturës dhe sigurisë rajonale, duke përputhur këtë veprim me politikën e jashtme aktive të Maqedonisë së Veriut dhe vizionin e saj për një lidhje më të ngushtë me botën.