Zv. kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në një lidhje me skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka komentuar debatin për gjuhën shqipe.
Mexhiti: Përdorimi i gjuhës shqipe është e drejtë kushtetuese, këtë s’mund ta tjetërsojë askush, por ka pas tek ligji i gjuhëve, ka pasur iniciativa pas dërgimit të qeverisë së kaluar, këto janë tema që janë hapur me iniciativa të ndryshme në Gjykatën Kushtetuese, sido që të jetë për opinioni në Shqipëri dhe më gjerë askush nuk mund ta mohojë gjuhën shqipe, uroj që edhe Gjykata Kushtetuese do jetë në nivel të detyrës se s’ka të bëjë vetëm me temë juridike por edhe politike. Veç se duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe kështu si e cunguar që është.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe në këtë frymë duhet të veprojë edhe Gjykata Kushtetuese. E kam për gjykatësit maqedonas, kur është përmbyll marrëveshja e Ohrit dhe kur është bërë Kushtetuta e re kemi lejuar që si shqiptarë ligjet që sillen pa badinter të aprovohen pa badinter, humbet shumë energji për të sjellë një ligj për avancimin e çështjes shqiptare. Patjetër që jemi në komunikim, sidomos me ambasadorin shqiptar që është në Maqedoni, z. Denion Meidani, i cili është shumë aktiv. Pra me të jemi në komunikim tē përditshëm, e normal nëpërmjet tij edhe me qeverinë shqiptare”.