Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski insiston që policia ka vepruar në mënyrë ligjore gjatë arrestimit të deputetëve të VMRO DPMNE-së, të cilët ishin ankuar tek Avokati i Popullit, Ixhet Memeti për arrestimin e tyre për shkak të përfshirjes së dyshuar në veprimet e dhunshme në Kuvend, raporton Televizioni SHENJA.
Spasovski tha se ata e kanë respektuar Ligjin për Procedurë Penale, duke pranuar urdhërat e gjykatës, dhe nuk mund të jetë rregullorja e policisë më lartë sesa ligji.
Për dallim prej Spasovskit, dje, Avokati i Popullit kishte konstatuar së tre deputet të VMRO DPMNE-së së ishin arrestuar pa të drejtë, ende pa ju marrë imuniteti dhe duke u bazuar në konstatimet e Avokatit ata tani kanë bazë për padi ndaj shtetit për mohimin e të drejtës së imunitetit.
Njësoj më herët edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, e pat vlerësuar si të panevojshëm arrestimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, duke thënë se po të kishin dashur të ikin, ata do të mund ta bënin këtë gjë gjatë këtyre muajve./kumanovasot.press