“Qartë shihet qëllimi, me çdo çmim, i partisë në rënie që të akuzojë, shpifë dhe njollosë,” shkruan Ivica Tomovski nga VMRO-DPMNE në profilin e tij në Facebook, duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të LSDM-së, ku ai u akuzua se ishte i lidhur me kompanitë “City Logistik” dhe “City Outsourcing”, të cilat supozohet se kanë marrë 161 tenderë nga institucionet shtetërore dhe komunale në vlerë totale prej 5.36 milionë euro për dy vite.
“Kompanitë e përmendura nuk janë të mia, dhe nuk kam asnjë pjesëmarrje në to. Aktualisht nuk kam asnjë kompani private dhe jam i përqendruar vetëm në punën time si drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta. Gjithë jetën time kam punuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe përkushtim, dhe kështu do të vazhdoj,” shkruan Tomovski.
“Qartë shihet qëllimi, me çdo çmim, i partisë në rënie për të akuzuar, shpifur dhe njollosur. Ky është stili i tyre, por edhe e vetmja rrugë shpëtimi për ta. Ndërkohë që ata flasin për ndonjë krim, ata që vërtet janë fajtorë, nga Dubai japin urdhra dhe shkruajnë konferenca shpifëse për shtyp. Kjo është situata kur hajduti thotë ‘kapeni hajdutin’. Ata duan të harrohet për vizat e arta të Filipçes, Zaevit, për spitalin modular, Soravia-n, plantacionet e marihuanës.
LSDM do të duhet të kërkojë falje për shpifjet e bëra, në të kundërtën unë do të padis përpara organeve kompetente. Pushteti është përgjegjësi dhe aty nuk arrihet me truke tregtare apo shpifje. Qartë kjo është oferta e tyre, ndërsa populli do të gjykojë, siç gjykoi edhe në zgjedhjet e fundit. Të gjitha institucionet mund të kontrollojnë gjithçka, ndërsa nga LSDz. nuk pres falje, sepse për falje duhet trimëri dhe moral – dhe këtë tashmë e pamë që ata nuk e kanë.”


