Presidenti i Maqedonisë, Gjoge Ivanov i priti Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe ish guvernatorin Dimitar Bogov, transmeton Medial.mk.
Ivanov i ka uruar guvernatores së re emërimin në detyrën e re duke i dëshiruar sukses në punë, ndërsa ka falënderuar njëherësh edhe Bogovin për kontributin e udhëheqjes me BPRM-në në 7 vitet e kaluara.