Qëndrimi im është më se i qartë. Asnjëherë nuk do të dakordohem që Republika e Maqedonisë të jetë shtet binacional. Asnjëherë nuk do të dakordohem që Republika e Maqedonisë të jetë shtet federal, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Fjalimin vjetor të mbajtur sot në kabinetin e tij.
“Ende dëgjoj se si liderë të caktuar të partive publikisht licitojnë me karakterin unitar të shtetit, me njëfarë kantonizimi dhe federalizimi, me emrin e shtetit dhe identitetit të qytetarëve. Ata licitojnë me interesat shtetërore. Do t’i përkujtoj se Maqedonia në vitin 1991 u konstituua si shtet nacional i popullit maqedonas, në të cilin sigurohet barazi e plotë qytetare dhe bashkëjetesë e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllehët, romët dhe nacionalitetet tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ivanov.
Ai potencoi se me Marrëveshjen e Ohrit u hap dera për përfaqësim të barabartë të qytetarëve, nga të gjitha bashkësitë, e jo vetëm nga njëra.
Është e palejueshme, konsideron Ivanov, disa liderë të partive parlamentare në tryezë negociuese t’i vendosin intereaat shtetërore të Republikës së Maqedonisë, siç tha, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
“Në emër të qytetarëve maqedonas, i paralajmëroj të kenë kujdes çka bëjnë. Në emër të qytetarëve maqedonas, i porosis të mos mendojnë në kombinatorikat e tyre paszgjedhore të bisedojnë apo negociojnë për interesat shtetërore të Maqedonisë dhe interesat nacionale të popullit maqedonas. Meqenëse për interesat shtetërore as nuk bisedohet, as nuk negociohet”, potencoi Ivanov.
Shtoi se askush nuk ka mandat ta ribëjë shtetin, ta ndryshojë identitetin e tij.
Duke folur për periudhën zgjedhore dhe paszgjedhore, Ivanov edhe njëherë i uroi qytetarët, duke cekur se me shpërndarjen e votave të tyre, ata në të vërtetë i kanë detyruar partitë të zhvillojnë doalog në institucionet, por, jo me çmim të interesave shtetërore.
“Qytetarët e kuptuan se për të dalë nga kriza nuk nevojitet mbivotim. por harmonizim, nuk nevojitet shantazhim, por pajtim”, tha Ivanov, duke shtuar se qytetarët me mjaft përgjegjësi e kanë plotësuar pjesën e vet të marrëveshjes të quajtur demokraci.
Ivanov theksoi se me këtë fjalim e përmbushë obligimin e vet kushtetues të informojë për çështjet nga kompetencat e tij dhe se për fjalimin, do ta njoftojë me shkrim Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Fjalimi vjetor në vend se në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u zhvillua nga Kabineti i Ivanovit, sepse përbërja e re kuvendore ende nuk është konstituuar.
Vendimin, theksoi presidenti i Maqedonisë, e solla në një situatë kur Republika e Maqedonisë tashmë kishte shpallur gjendje krize, për shkak të krizës së emigrantëve dhe refugjatëve, por edhe në moment kur, sipas presidentit Ivanov, Prokuroria Speciale Publike u bë selektive dhe e polarizuar dhe e cila në vend të instrumentit të drejtësisë, u bë instrument për shantazh të kundërshtarëve politikë.
Shtoi se një ditë kur do të deklasifikohen të gjitha dokumentet, qytetarët do të kenë kontroll të tërësishëm në gjendjen për të cilën e ka marrë atë vendim.
“Por, do të them vetëm se në gjendje në të cilën u soll në pikëpyetje ardhmëria e shtetit, falja ishte mënyra e vetme e qetë të ngrihen qëllimet armiqësore mes palëve kundërshtuese dhe të evitohet anarkia”, tha presidenti Ivanov.
Për këtë vendim timin, shtoi presidenti Ivanov pata shumë kritika dhe akuza.
Megjithatë, mënyra e tillë e zgjidhjes së krizës politike nuk u pranua nga një pjesë e opinionit dhe sa u krijuan kushte ligjore për atë, i tërhoqa faljet e dhëna.
Pa regjistrim të ri të popullsisë, nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistika. Pres që Qeveria e re sa më shpejtë të zbatojë regjistrim që të shohim sa jemi, të shohim nëse realiteti në terren përputhet me pohimet e disa politikanëve, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor.
“Dëgjoj se kërkohet dygjuhësi në tërë territorin e Maqedonisë. Kjo çështje është e mbyllur me amendamentin 5 të Kushtetutës së Republikës të Maqedonisë, e cila doli nga Marrëveshja e Ohrit, ku rregullohet çështja për gjuhën zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Përdorimi zyrtar i cilës do gjuhë në Republikën e Maqedonisë varet nga statistika, ndërsa mënyra e vetme për fitimin statistikës reale është regjistrimi”, theksoi presidenti Ivanov
Sipas tij, e papërgjegjshme është të kërkohen të drejta pa u ndërmarrë obligime.
Regjistrimi i fundit në Maqedoni, theksoi Ivanov, ishte para plot 14 vjetëve, duke vlerësuar se kjo është periudhë tejet e gjatë për cilindo shtet.
Mbrojtja e interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë që nënkupton ruajtjen dhe përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe reforma sistemore e sistemit për siguri kombëtare duhet të jenë dy prioritetet kyçe të Qeverisë së re, tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor.
“Këto prioritete janë të domosdoshme, para se gjithash, për shkak të kërcënimeve të shumta me të cilat ballafaqohemi dhe dobësitë e brendshme të cilat i kemi. Pasojat nga konfliktet në rajonin e Afrikës Veriore dhe Lindës së Afërt, migrimi ilegal, aktivitetet e luftëtarëve të huaj terrorist dhe mbështetësit e tyre, rrjetet kriminele transnacionale, ekstremizmi i dhunshëm, radikalizmi dhe interesat e qendrave të ndryshme të fuqisë ndaj polarizimit të shoqërisë së Maqedonisë”, tha Ivanov.
Sipas shefit të shtetit, shërbimi për zbulim, Armata e Republikës së Maqedonisë, policia kufitare, shërbimet për zbatimin e ligjeve dhe Prokuroria duhet të transformohen që ta mbrojnë sigurinë kombëtare të shteti, në pajtim me ndryshimet e sfidave dhe kërcënimeve me të cilat ballafaqohemi.
I bëj thirrje lidershipit të të dy partive më të mëdha, VMRO-DPMNE dhe LSDM të gjejnë forca për të falur njëra-tjetrën, të pajtohen dhe përfundimisht të bashkohen rreth interesave nacionale të popullit maqedonas dhe interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor në Vilën Vodno, duke vlerësuar se nuk ka asgjë më tragjike dhe më të rrezikshme se konflikti ndërmaqedonas.
“Nëse me të vërtetë e duan këtë shtet dhe nëse me të vërtetë kujdesen për popullin maqedonas, u bëj thirrje ta respektojnë vullnetin e qytetarëve, sepse në në urrejtje askush nuk ka ardhmëri, as shpresë”, tha ivanov.
Ai bëri thirrje që t’i lënë prapa ndarjet dhe revanshizmin dhe retorikën e patriotëve dhe trathtarëve.
“Të ndërprejnë edhe sulmet ndaj përfaqësuesve diplomatik. Disa liderë të caktuar politik të ndërprerjnë së thiruri dhe keqpërdoruri emrat e ambasadorëve në Republikën e Maqedonisë për të realizuar qëllime të veta. Njëkohësisht, e përsëris edhe thirrjen përfaqësuesit diplomatik në kryerjen e kompetencave të tyre të kenë kujdes të mos kuptohen gabimisht dhe t’u përmbahen Konventave të Venecies”, tha Ivanov.
Ta bëjmë hapin e pajtimit është përgjegjësi e domosdoshme, porositi Ivanov. “Përgjegjësia është themel i besimit ndërmjet njerëzve dhe institucioneve, sepse secili i cili sjellë vendime duhet të ndërmarrë përgjegjësi personale për hapat e vet”, tha ivanov, duke shtuar se vetëm përgjegjësia krijon kushte për siguri, stabilitet dhe përparim.
“Kur institucionet anashkalohen, bllokohen dhe paralizohen, në vend që të jenë pjesë e zgjidhjes, ato bëhen pjesë e problemit. Shpresoj se liderët përfundimisht e mësuan mësimin – se nuk duhet të kërkohen zgjidhje jashtë institucioneve të shtetit. Për këtë arsye, bëj thirrje, për të satën herë, t’ua kthejmë fuqinë institucioneve”, potencoi Ivanov.
Në atë drejtim, ivanov u bëri thirrje edhe partive të tregojnë përgjegjësi dhe, siç tha, ta ripërtërijnë betimin për një Maqedoni evropiane dhe euroatlantike.
“U bëj thirrje që sa më[ shpejtë të nënshkruajnë deklaratë obligative për përkushtim ndaj agjendës evropiane dhe euroatlantike, përderisa besimi i qytetarëve në Bashkimin Evropian dhe në NATO është aq i lartë. U bëj thirrje të obligohen se të gjitha ligjet dhe vendimet nga agjenda evropiane do të kenë prioritet”, theksoi Ivanov.
Njëkohësisht, Ivanov i bëri thirrje edhe Bashkimit Evropian të ndërpresë së bllokuari të ardhmen e Maqedonisë.
“Me bllokimin e negociatave bllokohet mundësia për ndërtim të institucioneve përgjegjëse, evropiane në Republikën e Maqedonisë. Me bllokimet, neve na shkurtohet e drejta e prosperitetit. përsëris, me bllokimet na shkurtohet e drejta e prosperitetit. Për këtë arsye, është koha për përgjegjësi më të madhe të Unionit ndaj Maqedonisë”, porositi Ivanov në fjalim.
Me thirrje për falje, pajtim dhe bashkim rreth interesave shtetërore, Ivanov e përfundoi fjalimin e tij vjetor. Vetëm kështu, tha ai, do ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë si shtet në të cilin në vend të individëve do të sundojë e drejta, në të cilin do të garantohen të drejtat e njeriut, liritë qytetare dhe barazia, shtet që do të sigurojë paqe dhe bashkëjetesë ndërmjet qytetarëve të vet, pavarësisht përkatësisë etnike, fetare dhe gjuhësore dhe shtet që do të sigurojë drejtësi sociale, mirëqenie ekonomike dhe përparim të jetës personale dhe të përbashkët.
“Si president i Republikës së Maqedonisë dhe si Komandant suprem i forcave të armatosura i referohem përgjegjësisë sime se do ta bëj atë për çka dhashë betimin. Do t’i mbroj sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë nga sfidat, rreziqet dhe kërcënimet e brendshme dhe të jashtme. Do ta mbroj Kushtetutën dhe rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Dhe nuk mendoj të heqë dorë nga kjo”, tha Ivanov gjatë fjalimit të tij vjetor.
Bashkimi Evropian të ndalojë ta bllokojë ardhmërinë tonë. Bllokimi nuk ashtë asgjë tjetër përveç dënim për qytetarët e Maqedonisë, porositi presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në fjalimin e tij të fundvitit.
“Nuk kërkojmë justifikime dhe jemi të vetëdijshëm për lëshimet tona. Por, gjithashtu, jemi të vetëdijshëm edhe për lëshimet dhe për obligimet e papërmbushura të NATO-s dhe Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Maqedonisë. Partnerët tanë në Bruksel flasin për sundim të së drejtës në Maqedoni. Absolutisht pajtohem se duhet edhe shumë të punojmë në këtë fushë. Por, njëkohësisht i pyes – nëse na bëni vërejtje për gjendjen në gjyqësi, atëherë pse nuk na lejoni t’i hapim kapitujt 23 dhe 24 për gjyqësorin, të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë?”, tha Ivanov.
AlbPortali: LAJME (AKT)
Data 06.02.2025
Aktuale
- Elfete Ismaili: Lotët e Dellçevistit Xhaferi, shfaqje hipokrite e një politikani të dështuar
- Kallëzim penal ndaj drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër
- Detaje nga ngjarja në Lezhë/ Mbante në dorë një armë zjarri, i riu u gjet i pajetë brenda në makinë nga familjarët! Ja çfarë thotë policia
- Muftinia e Tetovës që udhëhiqet nga Qani Nesimi, sjell vendim për rritjen e rrogave të nëpunsëve fetarë për 27 %
- Zgjedhjet 2025: Kandidatët me probleme ligjore të rrezikshme në listat e partive kryesore
- Detaje nga ngjarja në Lezhë/ I riu gjendet i vrarë me një plumb brenda në makinë! Ja çfarë po hetohet
- SHBA, mijëra qytetarë protestojnë kundër politikave të Trumpit ndaj emigrantëve
- Trump: Miliarda dollarë janë vjedhur nga USAID dhe institucione të tjera
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP
Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore
Tel/fax: +389 71 322 229
Email: info@almakos.com | almakoss@gmail.com
© 2025 Almakos. Të gjitha të drejtat e rezervuara!