Kreu i shtetit Gjorgje Ivanov kërkon që të marrë me shkrim atë që është diskutuar në negociatat me Greqinë dhe pastaj do të prononcohet në lidhje me propozimin që u njoftua nga kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve zgjidhja e mundshme, Republika Ilinditase e Maqedonisë.
Ai nuk dëshironte të shprehë as qëndrim personal si shtetas i Maqedonisë dhe as si institucioni President në aspektin nëse propozimi është dinjitoz dhe përsëriti se do të kërkojë propozimin me shkrim.
“Ne për herë të parë jemi të informuar për disa gjëra. Për herë të parë kemi dëgjuar këto propozime me gojë dhe pres që për të gjitha propozimet të marrim një dokument me shkrim. Në këtë takim nuk kemi marrë një pozicion, vetëm kemi marrë informacione. Ne presim që në të ardhmen të mos informohemi në mënyrë selektive, por të kemi njohuri të plotë për të ditur se cilat çështje po diskutohen”, tha Ivanov. Ai theksoi se procesi duhet të bëhet brenda një kuadri të autorizuar nga KB-ja. mp/00:08
Data 27.10.2026
Aktuale
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes


