
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka takuar ambasadorët e Polonisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Hungarisë.
Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellët, për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe për procesin e integrimit në BE dhe NATO.
“Në lidhje me situatën politike në takim është theksuar se e një rëndësie kruciale për Maqedoninë është tejkalimi i krizës politike dhe formim sa më shpejtë të Qeverisë, e cila do të jetë e përkushtuar në agjendën evropiane dhe zhvillimin ekonomik dhe e cila do të ketë kapacitet të përballet me krisën e migrantëve dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Presidentit Ivanov, transmeton SHENJA.
Ambasadorët kanë riafirmuar përpjekjet për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellët në ballafaqimin me krizën e emigrantëve dhe sfidave të sigurisë.

