Afatet e shkruara në ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë duhet të respektohen. Kështu ka deklaruar sot kryetari i vendit, Gjorge Ivanov, gjatë vizitës së depos ushtarake “Erebino”.
Ai thotë se do të respektoj afatin prej 10 ditëve për të dhënë mandatin partitë e cila do të tregoj se ka shumicën në Kuvend, afat i cili po skadon pas konstituimit të Kuvendit.
“Unë si kryetar jam i obliguar sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit në afat prej dhjetë ditëve të jap mandatin, më pas mandatari ka afat prej 20 ditëve të formoj qeverisë e cila duhet të fitoj shumicën në Kuvend”, ka thënë Ivanov.
Kuvendi u konstituua më 30 dhjetor, ndërsa prej atë ditë ka filluar të skadoj afati prej 10 ditëve në të cilin Ivanov duhet të jap mandatin fituesit të zgjedhjeve.