Presidenti Gjorge Ivanov sot i ndau bursat “Boris Trajkovski” për vitin
akademik 2017/2018, për studime pasuniversitare të Programit për biznes administratë – MBA në Fakultetin ndërkombëtar të Universitetit Shefild, Siti kolexh Selanik.
“Presidenti Boris Trajkovski ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë bashkëkohore të Maqedonisë. Si një lider i madh, vizionar dhe njeri i ndershëm, ai e ka promovuar paqen dhe miqësinë midis njerëzve,
popujve, fqinjëve. Prandaj, sot kam nderin t’ju ndaj bursa që e mbajnë emrin e tij. Edhe kjo është shumë e natyrshme, sepse kjo bursë është investim në paqe dhe miqësi midis shoqërisë së Maqedonisë dhe asaj greke”, tha Ivanov në ndarjen solemne të bursave.
Me bursat “Boris Trajkovksi”, tha presidenti Ivanov para bursistëve, ju jepet një mundësi e shkëlqyer që talentin tuaj, njohuritë dhe aftësitë t’i sendërtoni në një institucion prestigjioz arsimor.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska, iu uroi fituesve të këtyre bursave prestigjioze dhe shtoi se Qeveria e re i vazhdon bursat “Boris Trajkovksi” sepse kanë dhënë kontribute dhe përvoja
shumë pozitive.
Bursat i siguruan Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë dhe Universitetit Shefild.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Mediat iraniane: Garda Revolucionare interceptoi një avion luftarak “armiqësor” në Ngushticën e Hormuzit
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit


