Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kajro kishte takim me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fatah Al-Sisi në të cilën është konstatuar se marrëdhëniet mes të dy vendeve zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit.
Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, janë këmbyer informata për burimin e kërcënimeve nga konfliktet rajonale të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore dhe pasojat me të cilat përballen shtetet në rrethimin e drejtpërdrejtë.
“Të dy presidentët biseduan për bashkëpunimin mes zbulimit dhe shërbimeve të sigurisë në të dy shtetet me nevojë për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta për përgjigje në luftë kundër terrorizmit, zvogëlimit të rreziqeve nga migrimi ilegal, luftës elektronike dhe sajber mbrojtjes. Në atë kontekst, presidentët u pajtuan edhe për fillimin e bashkëpunimit të armatave për këmbim të përvojave dhe transfer të njohurive në misionet paqësore ndërkombëtare, shfrytëzimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimin e kuadros për zbatim të teknologjive përparuese”. qëndron në kumtesë.
Ivanov ka shprehur falënderim deri te presidenti egjiptian për përkrahje dhe ndihmë të cilën Maqedonia e merr nga Egjipti në fushën e zbulimit, duke theksuar se Egjipti si vend lider dhe garantues i stabilitetit në rajonin e Afrikës Veriore është mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë, dhe se ajo miqësi dhe partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të dy presidentët kanë biseduar edhe për përparimin e korrnizës juridike të të dy shteteve, këmbimin ekonomik-tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe turizmit.
Data 21.08.2026
Aktuale
- ‘Merita’ lajmërohet nga pushimet, po duket zonjë e rëndë
- Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada
- Temperatura mbi 40 gradë në Maqedoni, pas fundjavës do të ketë ulje
- Petrit Ndoci nuk rikthehet në burgun e Reçit pas përfundimit të lejes, shpallet në kërkim nga autoritetet
- Rusia pretendon se situata e serbëve në Kosovë është bërë katastrofike
- Një muaj pas epidemisë në Gostivar, ISHP kërkon verifikimin e kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it
- VLEN: Për 14 jetët e humbura nuk mund të përgjigjet “kablloja”
- Mickoski: Më shumë se 12 milionë euro investohen në Komunën e Prilepit për projekte kapitale


