Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kajro kishte takim me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fatah Al-Sisi në të cilën është konstatuar se marrëdhëniet mes të dy vendeve zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe respektimit.
Në takim, ashtu siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, janë këmbyer informata për burimin e kërcënimeve nga konfliktet rajonale të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore dhe pasojat me të cilat përballen shtetet në rrethimin e drejtpërdrejtë.
“Të dy presidentët biseduan për bashkëpunimin mes zbulimit dhe shërbimeve të sigurisë në të dy shtetet me nevojë për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta për përgjigje në luftë kundër terrorizmit, zvogëlimit të rreziqeve nga migrimi ilegal, luftës elektronike dhe sajber mbrojtjes. Në atë kontekst, presidentët u pajtuan edhe për fillimin e bashkëpunimit të armatave për këmbim të përvojave dhe transfer të njohurive në misionet paqësore ndërkombëtare, shfrytëzimin e kapaciteteve logjistike dhe edukimin e kuadros për zbatim të teknologjive përparuese”. qëndron në kumtesë.
Ivanov ka shprehur falënderim deri te presidenti egjiptian për përkrahje dhe ndihmë të cilën Maqedonia e merr nga Egjipti në fushën e zbulimit, duke theksuar se Egjipti si vend lider dhe garantues i stabilitetit në rajonin e Afrikës Veriore është mik dhe partner i rëndësishëm i Maqedonisë, dhe se ajo miqësi dhe partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Të dy presidentët kanë biseduar edhe për përparimin e korrnizës juridike të të dy shteteve, këmbimin ekonomik-tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe turizmit.
Data 29.07.2025
Aktuale
- (VIDEO) Zgjedhjet lokale, Mexhiti konfirmoi kandidaturën për kryetar të Çairit
- (VIDEO) LSM kërkon që paga minimale të bëhet 500 euro
- Kapet në Rinas me pasaportë greke të falsifikuar, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian
- Kaloi interpelanca për Kocevskin! 71 deputetë votuan “për”, asnjë “kundër” apo “abstenim”
- ASH i reagon VLEN-it: Taravari nuk është problemi juaj – dështimet tuaja janë problem i gjithë shqiptarëve
- Automjeti bujqësor humbet kontrollin dhe del nga rruga, humbet jetën i moshuari
- Mexhiti: Qytetarët do t’i bëjnë vetingun e fundit BDI-së dhe ti përcjellim në histori
- Kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari