Të gjitha çështjet ndërmjet dy vendeve rreth të cilave ekzistojnë
mendime të ndryshme duhet të zgjidhen bashkarisht përmes dialogut. Të mos lejojmë që ato çështje të ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, sepse, megjithatë, ne jemi fqinjë dhe nçkado që të ndodhë mbetemi të jetojmë në këtë hapësirë dhe duhet si fqinjë të mirë të krijojmë praktika të mira për gjeneratat e ardhshme, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge
Ivanov pas takimit të sotëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Presidenti Ivanov deklaroi se me kolegun e tij serb patën takim konstruktiv dhe ishin të pajtimit se çështjet e hapura nuk duhet të politizohen.
Në pyetjen nëse dy presidentët biseduan për promovimin e idesë për treg të përbashkët rajonal,
Ivanov tha se kjo do të jetë në kompetenca të dy Qeverive.
Dialogu politik ndërmjet dy vendeve pritet të vazhdojë me vizitëp të ardhshme të presidentit serb Vuçiq në Republikën e Maqedonisë.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Elvana Gjatës i është tharë shpirti pasi ka marrë lajmin për tragjedinë në Pejë, i përloti të gjithë me fjalët për Arlinda Zekajn
- Mediat shtetërore: Sulmet ajrore jordaneze vrasin 5 civilë në jug të Sirisë
- Nora Istrefi “godet” me vendimin e fundit, nuk është më vetëm, është vet e dyta
- Shasivari: Austria, partner strategjik në rrugën drejt BE-së dhe në forcimin e shtetit të së drejtës
- Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
- Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut
- 3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet
- Haradinaj: Tërheqja e ligjit për Specialen, një intrigë mes PDK-së dhe Presidentes


