IuteKredit ka procedurën më transparente për aplikimin për kredi, pa kosto të fshehura dhe me interesin më të ulët. Këtë e ka konfirmuar investigimi i revistës “Faktor” në të cilin është bërë një “analizë në terren” se sa kushton dhe si duket procedura për marrjen e një kredie të shpejtë nga kompanitë financiare në Maqedoni.
Duke u paraqitur si përdorues real, “Faktor” ka marrë hua 10.000 denarë nga 8 kompani financiare, duke u zotuar që shumën ta kthejë për 30 ditë (me një ose dy ditë për tolerancë) dhe ka kuptuar se kostoja në IuteKredit është vetëm 360 denarë, ndërsa disa kompanitë financiare ngarkojnë kosto 10 herë më të larta për të njëjtën shumë.
Burimi: Faktor
Përveç kamatës, kompani të caktuara financiare nga klientët marrin komisione për miratim, komisione për administrim, si dhe komisione për përpunimin e menjëhershëm të kërkesës për kredi, të cilat arrijnë në rreth 1.000 denarë.
Gjithashtu, kompani të caktuara i kërkojnë pagesa klientëve të tyre për shërbime konsulence, penalitete kontraktuale për zgjatjen e afatit të shlyerjes, si dhe penalitete kontraktuale për garantuesin.
Kur të gjitha këto kosto do të mblidhen, klientët në kompani të caktuara financiare paguajnë një kosto totale që është sa 30% e shumës së marrë hua!
Burim: Faktor
“Faktor gjithashtu vlerëson përvojën e përdoruesit të klientëve që aplikojnë për një kredi dhe në këtë segment IuteKredit është fituesi absolut, duke ofruar një kalkulator plotësisht funksional që u lejon klientëve të përcaktojnë në mënyrë të pavarur shumën e kredisë dhe periudhën e shlyerjes, një pasqyrë të statusit të kredisë së tyre 24/7 përmes aplikacionit celular MyIute dhe mundësinë e shlyerjes së kredisë nga kudo që ndodhen. Kredia shlyhet në IuteCredit Mastercard ose në llogarinë e transaksionit të klientit dhe paratë mund të tërhiqen përmes bankomateve të reja pa karata të IuteKredit.
Çfarë duhet pasur parasysh
Njohësit e kësaj problematike, për “Faktor”, thonë se kur aplikoni për kredi të shpejta, më e rëndësishmja është t’i kushtoni vëmendje qartësisë së faqes së internetit të shoqërisë financiare, pra nëse gjithçka që është e rëndësishme është e dukshme dhe nëse ka një shpjegim për kostot që paguani kur merrni një kredi si dhe a ka ndonjë kosto të fshehur që nuk është e integruar në kalkulator dhe mund të gjendet më vonë në marrëveshjen e kredisë.
Kosto të tilla mund të jenë tarifa e mospërmbushjes së garancive, e cila aktivizohet menjëherë nga kontrata, kostoja e përpunimit të shpejtë me të cilën kredinë “e merr sot, në vend të një jave” dhe zbritet nga vetë pagesa, pra në vend të marrjes së 10.000 denarëve, në llogarinë tuaj do të paguhen 9.500, ndërsa këtu bën pjesë edhe komisioni për vazhdimin e afatit të pagesës me këste.