Ismet Ramadani në Studio e Hapur, ka deklaruar se për Maqedoninë dhe për rajonin rritet pritshmëria që shtetet e Ballkanit perëndimor të bëjnë një hap të shpejtë për integrimet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Sipas tij, për këtë ka rëndësi analizat e bëra se kohëve të fundit ka pasur një përfshirje më aktive ruse në Ballkan, por edhe në disa shtete të Bashkimit Evropian.
“Por, kur është interesi për ta trazuar Evropën, politika e Putinit nuk zgjedhë shumë, aty ku ka ekstremizëm aty futet. Në Maqedoni pati ndërhyrje, ose më mirë tentim për ndërhyrje, sepse një strukturë e kriminalizuar e VMRO-së, për të gjetur alibi dhe për të mbrojtur politikisht kriminalitetin ata u lidhën me disa struktura të nëntokës ruse, e cila më pas doli edhe si pjesë e politikës së jashtme të Rusisë”, tha Ramadani. /SHENJA/