Përfaqësuesi I Aleancën për Shqiptarët Muhamet Ismaili, ka pohuar se vota e shqiptarëve e derdhur në konton e LSDM, ka ndikuar që të ulet numri I deputetëve shqiptarë, dhe në këtë mënyrë të ulet çmimi I shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas tij, shqiptarët tani në këtë cikël kanë pas opsion politik, dhe kanë pasë oferta dhe alternative politike për shqiptarët, për atë qëllim dolën në skenë këto parti politike, vetëm e vetëm që mos të thonë shqiptarët se nuk kishim kënd ta votojmë.
Sipas Ismailit, LSDM nuk është subjekt politik I cili do të mund të kujdeset për 4 vite për interesat e shqiptarëve.
Aleanca për shqiptarët pikërisht për këtë u formua, që ta ndryshon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, dhe jo të bëhemi pjesë e qeverisë me çdo kushte, sepse disa anëtarë të Aleancës kanë qenë pjesë e qeverisë dhe kemi dalë nga ato pozicione./Almakos