Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Gostivari tek i cili janë gjetur 164 pako me marihuanë, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një banor nga fshati Senokos i Gostivarit, i cili njëkohësisht ishte nën masa të arrestit shtëpiak.
“Bastisja është kryer më 18 janar në një shtëpi ku i dyshuari vuante masën e arrestit shtëpiak për një tjetër rast juridik. Paraprakisht, zyrtarët policorë për gjatë kontrollit persoanl tek i dyshuari fillimisht kanë gjetur 9,59 gramë marihuanë, ndërsa më pas në ambientet ndihmëse të shtëpisë kanë zbuluar edhe 164 qese me gjithsej 333,39 gramë marihuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje të drogës”, thonë nga Prokuroria.