Më 16.01.2026, rreth orës 13:30, në rrugën “Jordan Zlatanoski” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria B.L. (39) nga Tetova.
Ai ishte në kërkim me fletarrest sipas urdhrit gjyqësor për vuajtjen e një dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre vitesh, për veprën penale “prodhim i paautorizuar, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i armëve ose lëndëve shpërthyese”, sipas nenit 396 të Kodit Penal.
B.L. është dërguar në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimit.


