Inspektorati Shtetëror i Tregut dje dhe sot ka kryer inspektime dhe kontrolle në më shumë se 400 subjekte ekonomike në nivel të gjithë vendit dhe ka konstatuar se në përgjithësi është respektuar vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës nga 450 gama në 33 denarë. “Deri më tani nga kontrollet është konstatuar se çmimi i bukës, varësisht nga pesha dhe në varësi të qyteteve të ndryshme ku shitet, është nga 25 deri në 33 denarë, dhe se buka që përfshihet me këtë vendim, u është dorëzuar marketeve”, njofton ISHT. Ata theksojnë se Inspektorati Shtetëror do të vazhdojë të kryejë kontrolle lidhur me respektimin e çmimit të ngrirë të bukës. Por, përkundër asaj që Inspektorati Shtetëror i Tregut thotë se vendimi i qeverisë në përgjithësi respektohet, një numër i madh i marketeve nuk e kanë bukën e bardhë në rafte me çmim të ngrirë prej 33 denarëve. Në media, por edhe në rrjetet sociale, vazhdimisht jemi dëshmitarë se furrat e bukës nuk e prodhojnë këtë lloj të bukës dhe në fakt edhe vetë furrtarët konfirmojnë se nuk prodhojnë bukë të tillë. Problemi më i madh është në Shkup, ndërsa në qytetet e tjera çmimi i bukës është i ulur.
Data 15.09.2026
Aktuale
- “Do prodhohen makina ushtarake dhe dronë”/ Dëbimi me forcë i News24 nga ambientet, si e futi Rama në lojë TIMAK-un e Arjeta Pucës. Lidhja me Ron Yeffet
- Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe fton për bashkëpunim të ngushtë
- Leonora Jakupi sjell një këngë emocionuese për heronjtë e Kosovës
- Kallëzim i ri penal ndaj Jakimovskit, dyshohet për ndërhyrje në lejet e ndërtimit
- Në Kuvend u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë: Demokracia nis kur kuptojmë se zëri ynë ka rëndësi
- Një muaj stazh do t’ju kushtojë 100 euro – për dy vite rreth 2.500 euro
- Bill Gates: Rreziku i Inteligjencës Artificiale dhe nevoja për veprim global
- KESH nis procedurën për të marrë në pronësi dy “tigrat” e Vlorës! TEC-et lundruese “gllabëruan” 70 mln $, 2 asetet jo rentabël



