Për shkak shifrave shqetësuese për rritjen e numrit të personave të prekur nga mbipesha, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) thotë se nevojiten masa më radikale, duke përfshirë vendosjen e taksave për pijet me sheqer, ndalimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme dhe rregullore të qarta për etiketimin e produkteve të përpunuara. “Në Maqedoninë e Veriut obeziteti është rezultat i ndryshimeve ekonomike, strategjive të marketingut që synojnë ushqimin e pashëndetshëm dhe një stili jetese gjithnjë e më të ulur. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të marrin masa sistematike për parandalimin e kësaj epidemie” thonë nga Instituti. Sipas të dhënave, 30.4 për qind e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç janë me mbipeshë dhe 13.8 për qind e tyre vuajnë nga obeziteti, ndërsa 4.4 për qind e fëmijëve janë me obezitet ekstrem. /Alsat.mk
Data 01.07.2026
Aktuale
- Aksident trafiku në Kumanovë, humb jetën një 49-vjeçar
- Protesta e 31-të, Gent Progni: Grushti që mora ishte goditje për të gjithë protestën! Shefi i “Shqiponjave” na shtynte dhe shante! Mbushëm me 100 vezë makinën e Braçes
- Mickoski zbuloi vetëm emrat e ministrave të VMRO-së, për VLEN-in dhe ZNAM-in tregoi vetëm resorët
- Aco Velkovski: Kandidatët për funksionarë së pari të provojnë se nuk kanë konflikt interesi
- Posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë, kompetencat i kalojnë kryeministrit
- “Më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen” – Zbardhet dëshmia e Arjeta Roshajt që vrau 32 vjeçarin në Ferizaj
- “Çfarë ke bërë në 4 mandate?”- Protesta e 31-të, mjeku Ilir Allkja i drejtohet Ramës: Ke dështuar, jep dorëheqjen!
- Digjen dy shtëpi nga zjarri që shpërtheu në Veles


