Ish zëvendës kryeministri në qeverinë e Gruevskit, Vasko Naumovski, mbetet negociator i palës maqedonase për çështjen e emrit, kanë njoftuar burime qeveritare për radio Evropa e Lirë. Të njëjtat burime kanë thënë se edhe pse kishte paralajmërim për ndërrimin e tij, ish zëvendës i Gruevskit Naumovski, ambasador aktual i Maqedonisë në Uashington, mbetet negociator për emrin, transmeton Gazeta Lajm. N ndërkohë pritet edhe ndryshim i datës për takim të ri të negociatorëve me ndërmjetësim të diplomatit Metju Nimic. Ky takim do të mbahet në fillim të muajit dhjetor edhe pse kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, paralajmëroi se takimi do të mbahet më 20 dhe 21 nëntor në Nju Jork.
Tani për tani nuk dihen shkaqet për shtyrjen e takimit.