Pjesa e tretë e emisionit të përjavshëm “Një Shqipëri”, do të hidhte dritë mbi bashkëjetesën fetare përmes shembujve të siteve bektashiane dhe orthodokse. Biseda mes Mentor Nazarkos dhe ish-ministrit maqedonas Ljubomir Frckoski, u përcoll me përkthimin nga juristja dhe aktivistja Liridona Beqiri, po ashtu e ftuar në studio.
Mentor Nazarko: Do t’ju bëj një pyetje, që nuk është në ato listën e pyetjeve që ju dërgova dhe lidhet me atë që është trashëgimia e përbashkët e ndëretnike në Maqedoni.
Ju vini nga Galiçniku, apo jo? Pra, nga Dibra. Dibra dhe Reka, janë zonat e Maqedonisë së Veriut, ku ka patur bashkëjetesë shqiptaro-maqedonase, ka patur edhe një komunitet shqiptarësh ortodoksë, të cilët, për shkak të kishës, kishës serbe në fillim dhe kishës maqedonase e kanë humbur identitetin e tyre etnik.
A kalon ky dialog, sipas asaj që ju propozoni? Edhe nga pranimi i faktit që shqiptarët ortodoksë dikur kanë kontribuar edhe në ndërtimin e kishave e orthodokse në rajonin e Dibrës, apo edhe në Prishtinë, madje. Josi Bageri, për shembull, që mbahet si figurë e e rëndësishme e lindjes tonë, ishte një prift i cili, u vra nga nacionalistët serbë, në Prishtinë.
Ljubomir Frckoski: Ai rajon Dibra, Reka, kryesisht lidhen nga Dibra, nga Korça, ku përmendet Skënderbeu, si mbrojtës i atyre anëve dhe që për nder tij kanë ndryshuar edhe veshjet. Ka pasur martesa të përziera dhe nuk po e përziej atë rajon me Shkupin, apo me ndonjë qytet tjetër, sepse dallohen edhe në ditët e sotme në kontinuitet… Por, nuk do ta kishte lidhur shumë me religjionin, sepse nuk është pjesë që unb e mbuloj, ndaj nuk dëshiroj ta prek atë pjesë.
Nazarko: A ka patur shqiptarë ortodoksë që, për shkak të kishës janë konvertuar, e kanë humbur identitetin e tyre etnik?.. Siç ka thënë profesor Manulovski, apo familja Sinadinovski, apo dhe vetë Josi Bageri.
Ljubomir Frcoski: Ajo është pjesë shumë individuale dhe shumë personale, sesi e përjeton secili. Ka pasur shumë profesorë me origjinë të asaj, ane siç është Shkreti, profesori Arsen Janevski, arkitekti i njohur Zhivko Popovski, – të gjithë njerëz me origjinë të asaj ane, të cilët, pa dyshim janë një kontribut në kulturën e përbashkët.
Mentor Nazarko: Profesor, unë ju falënderoj për këtë optikë, për këtë për këto ide të çmuara dhe besoj, do kem nderin t’ju kem në studio dhe të flasim më gjatë.
Ljubomir Frcoski: Faleminderit dhe natën e mirë!
Në tryezën e rrumbullakët, së bashku me Mentor Nazarkon, ishin të pranishëm : Ljubomir Frčkoski, – Dekan pranë “Fon University” (lidhje në Skype); Liridona Beqiri – juriste, aktiviste; Alfred Cako – studiues, si dhe Arben Sulejmani – Kryetar i komunitetit bektashi në Maqedoninë e Veriut.