Ish-kryeministri i Kroacisë dhe ish-kryetari i HDZ-së, Ivo Sanader në shkallën e parë është dënuar me katër vjet e gjysmë heqje lirie.
Për shkak se është dënuar me më pak se sa pesë vjet, Sanader nuk do të shkojë në burg deri në vendimin e plotëfuqishëm të gjykatës.Ish-politikani më i fuqishëm kroat është dënuar për rastin “Planinska” për shkak të malverzimeve rreth shitjes së ndërtesës afariste në Zagreb Ministrisë së zhvillimit rajonal, në krye të së cilës ishte Petar Çobankoviq nga HDZ-ja.

