Kocevski paraprakisht tha se në Gjykatën Themelore në Koçan janë duke u mbajtur seanca lidhur me propozimet për paraburgim afatshkurtër.
Kryetari i Komunës së Koçanit, i cili sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme, sot pasdite është marrë në pyetje nga prokuroria e Koçanit në hetimin për zjarrin në disko ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 u lënduan.
“Aktualisht kryetari i komunës është në prokrori dhe jep deklaratë”, u përgjigj në një konferencë për media në Koçan, prokurori publik Ljupço Kocevski, duke thënë se për momentin nuk mund të konfirmojë se është në mesin e të dyshuarve.
Kocevski paraprakisht tha se në Gjykatën Themelore në Koçan janë duke u mbajtur seanca lidhur me propozimet për paraburgim afatshkurtër.
Edhe prokurori publik i shtetit Ljupço Kocevski njoftoi se në lidhje me aksidentin në lokalin e natës Pulse në Koçan, ku humbën jetën 59 persona, po punohet për ndjekjen urgjente të 14 të dyshuarve. Ai bëri të ditur se dyshohen për “krime të rënda kundër sigurisë publike” nga neni 292 i Kodit Penal me dënim me burg prej së paku tre vjet pa kufi të sipërm dënimi, i cili mund të shkojë deri në 20 vjet. Ai tha gjithashtu se po hetohen aktet e marrjes dhe dhënies së ryshfetit, si dhe prokurimi i paligjshëm i lëndëve piroteknike.