Analisti politik Xhenur Iseni ka deklaruar se BDI në kongresin e ardhshëm i nevojiten reforma të thella dhe se për dallim nga e kaluara kur reformat janë bërë sa për të thënë se kanë bërë, ajo e ka justifikuar veten me fitoret, por se tani këtë komoditet nuk e ka.
“Në BDI nevojiten reforma radikale, rrënjësore, jam edhe unë i asaj se zotëri Ahmeti duhet të mbetet kryetar i asaj partie nëse dëshirojnë të ekzistojë BDI si logo si parti si emblemë të shqiptarët, sepse pa atë në krye BDI do të copëtohej edhe më shumë. Këtë jam më se i bindur,. Duhen reforma radikale dhe jo vetëm reforma kozmetike, me makijazh”, deklaroi Iseni, në emisionin “Debat në Shenja”.
Ai tha se disa eksponentë të cilët janë në kryesi të BDI-së koha ju ka mbaruar që nga koha kur janë publikuar “bombat” e Zaevit.
Data 14.03.2026
Aktuale
- LSM në protestë: Nuk mjafton rritja e pagave vetëm 1,667 denarë, paga minimale duhet të rritet në 600 euro
- Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin
- Skandal në Veles: Arrestohet një pjesëtar i policisë për sulm seksual ndaj një të mituri
- Anija greke goditet me raketë në Detin e Zi, në bord ndodheshin 24 persona, nuk raportohet për të lënduar
- Sistemi pensional në Maqedoninë e Veriut do të përballet me sfida serioze pas vitit 2035
- 21 shoferë janë arrestuar për drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik
- Plagosje me thikë në Tetovë pas një zënke në një qendër tregtare
- OKH Merhamet organizoi iftar në ambientet e xhamisë “Hajdar Kadi” në Manastir


