Gazetari dhe analisti politik Isen Saliu tha se Ivanov megjithatë nuk do të bëj problem dhe do të jep mandatin për formimin e qeverisë, Zoran Zaevit.
“Nuk besoj se do ta bëj një gjë të tillë, ngase nuk luanë më rol vendimi i tij, Kushtetua dhe Ligji, mundësojnë formim të Qeverisë pa dhënien e mandatit. Tani kemi një shumicë e cila është pranuar nga faktori ndërkombëtar. Mendoj se Ivanov, përgjigjet të fundit kryetarit të LSDM-së, do t’i interpretoj si tërheqje nga Platforma e Tiranës, si konforimim se do të angazhohet për Maqedoni unitar. Këtë përshtypje e japin edhe nga VMRO-DPMNE”, deklaroi Isen Saliu.
Ai shtroi pyetjen nëse është bërë pazar për amnistimin e ndonjë prej figurave kryesore dhe ndoshta është kjo arsyeja se ato u tërhoqën dhe figura minore të dënohen, ndërsa sipas tij këtë koha do ta tregojë.
“Në Maqedoni është krijuar një struktura të cilën nuk din si ta definosh e cila u bë më e pasur dhe e fuqishme se shteti, dhe besoj se ajo nuk do të dorëzohet lehtë. Nuk besoj se nuk do ta përdorë gjithë atë potencial ekonomik që e ka krijuar për ta mbrojtur veten. Nevojiten reforma shumë të thella, që të përballen këto sfida dhe drejtësia të shkoj deri në fund. Por është me rëndësi që ata që kanë gabuar është me rëndësi që ata të japin përgjegjësi që të jepet një mesazh për funksionarët e ardhshëm se pushteti është i përkohshëm se nëse gabojnë, një ditë do të përgjigjen”, tha Isen Saliu.